SHPËRNDAJE

Në vitin 2012 ishte lansuar modeli i parë i Raspberry Pi, një mini kompjuter me një kosto të ulët dhe sot, pas 3 viteve, është lansuar edhe pasardhësi i tij Raspberry Pi 2 me çmim të njëjtë por me karakteristika harduerike më të mira.

Raspberry Pi 2 ka të integruar një procesor me katër bërthama me shpejtësi prej 900 MHz, kartelën grafike me shpejtësi 250 MHz dhe 1 GB RAM memorie.

Dallimi me modelin paraprak qëndron tek përmirësimi i harduerit duke u nisur nga procesori i cili ishte tek modeli i parë vetëm 700 MHZ. Kartela grafike te modeli i ri është më e mirë e cila mund të deshifrojë video të plota HD me shpejtësi 30 pamje në sekondë. Po ashtu është rritur edhe numri i USB portave nga dy në katër, ndërsa pjesët e tjera sikurse HDMI, porta microSD, porta Ethernet dhe porta për kufje janë mbet të njëjta.

Padyshim, performanca e Raspberry Pi 2 është rritur dhe ajo do të ndryshon varësisht se për çka do të përdoret, thuhet në iventin e njoftimit.

Çmimi i Raspberry Pi 2 i cili vjen me pllakën amë me procesor dhe komponentë  të tjerë integrues ka çmimin vetëm 35$ dhe që nga sot është në shitje. /ameble

SHPËRNDAJE