Kanë kaluar katër vjet që kur Raspberry Pi i parë ishte lansuar, dhe ende mbetet mini-kompjuteri me i lirë dhe me i fortë deri më tani. Për të festuar ditëlindjen e saj, sot kompania ka lansuar modelin e ri të gjeneratës së tretë, duke shtuar kështu karakteristika të reja të nevojshme, por pa e ngritur çmimin e pajisjes që është dhe ka qenë vetëm 35$.
Raspberry Pi 3 i ri posedon procesorin 4-bërthamor ARM 64-bit Cortex-A53 në 1.2GHz, i cili i bie të jetë 10 herë më i fuqishëm se sa modeli origjinal, ose 50 deri 60% më i shpejtë se sa Raspberry Pi 2. Gjithashtu posedon lidhjet Wi-Fi dhe Bluetooth të integruara, ku në modelet e me hershme u është dashur t’i shtohen këto si të ndara.
Raspberry Pi 3 nga tani është në dispozicion dhe mund të porositet online. /ameble