SHPËRNDAJE

Apple është duke shpresuar se modeli iPad Air 2 do të jetë një tablet i cili do të ketë shitje të mëdha për festat e fund vitit, dhe për ta tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, Apple ka lansuar një reklamë në të cilën janë prezantuar veçorit e tabletit iPad Air 2.

Në reklamë, Apple citon se “Ndryshimi është në ajër” duke e promovuar tabletin iPad Air 2 si tableti më i hollë si dhe tableti më i fuqishmi nga modelet iPad nga Aplle deri më sot.

Apple iPad Air 2 vjen me një ekran 9.7 inç me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve, i përkrahur nga procesori Apple A8X, 2GB RAM memorie, 1.2 megapikselë kamera frontale FaceTime HD, 8 megapikselë kamera në anën e pasme si dhe vjen me versione të ndryshme 16GB, 64GB dhe 128GB. /ameble

SHPËRNDAJE