Twitter MusicJavën e kaluar kemi dëgjuar thashetheme në lidhje me shërbimin e ri nga Twitter, i emëruar #Music.

Sot është publikuar zyrtarisht, dhe sipas blogut Twitter ky shërbim është një mënyrë e re për të kërkuar apo dëgjuar muzikë. Këngët në Twitter #Music aktualisht vijnë nga tri burime: iTunes, Spotify dhe Rdio.

Me iTunes mund të dëgjohen këngët shkurtimisht para se të blihen, ndërsa përdoruesit e Spotify dhe Rdio mund thjesht të hyn nëpërmes llogarisë së tyre për të dëgjuar këngët në tërësi.

Këto do të jenë tri burimet fillestare për Twitter #Music duke deklaruar se në të ardhmen do të vazhdojnë të eksplorojnë edhe mundësi tjera shtesë për shërbimin.

Aplikacioni Twitter #Music tanimë është në dispozicion për shkarkim nëpërmes iTunes App Store. Ende nuk është deklaruar se kur do të jetë gati për platformën Android. Twitter #Muzika mund të shikohet edhe nëpërmes ueb shfletuesit. |ameble|