Project-Fi-googleGjatë disa muajve të fundit, ne kemi dëgjuar thashethemet në lidhje me shërbimin e ri, WiFi nga Google dhe tanimë ky shërbim është edhe zyrtar nga Google dhe quhet Projektit Fi.

Projekti Fi do të jetë në dispozicion fillimisht në Motorola Nexus 6 dhe shërbimi do t’i përdor dy rrjete mobile, Sprint dhe T-Mobile.

Projekti Fi do të jetë në gjendje të kalon nga rrejti WiFi në rrjetin 4G LTE në të dy rrjetet mobile, T-Mobile dhe Sprint. Kjo tregon se pajisja automatikisht do të kalon në rrjetin më të mirë i cili është në dispozicion.

Google ka njoftuar gjithashtu se shërbimet Project Fi do të kushtojnë 20$ në muaj me ç’ rast klientët do të përfitojnë biseda dhe dërgimin e mesazheve falas, mbulim ndërkombëtar të rrjetit si dhe WiFi tethering.

Po ashtu, Google ka njoftuar edhe për disa tarifa tjera fikse mujore të cilat fillojnë nga 10$ në muaj për 1GB trafik të Internetit, 20$ në muaj për 2GB, 30$ për 3GB, e kështu me radhë.

Pjesa më interesante e këtij shërbimi është se në rast se nuk shpenzohet trafiku i parapaguar për një muaj, Google do të jap një rimbursim të shumës e cila nuk është përdorur. Pra, nëse është përzgjedh tarifa mujore 3GB me çmim 30$ dhe janë përdor vetëm 1.5GB të trafikut, atëherë Google do rimburosn shumen prej 15$.

Kjo mund të jetë një përparësi e madhe shitjes së shërbimit Projekti Fi nga Google, sepse një pjesë e madhe e përdoruesve zakonisht bëjnë pagesën e plotë për trafik dhe nuk e arrijnë ta shpenzojnë atë. /ameble