SHPËRNDAJE

Xolo Q1000S 2Xolo ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e një smartphone të ri i emërtuar si  Q1000S në tregun e Indisë. Me një dizajn elegant, me karakteristika harduerike shumë impresive, modeli i ri padyshim ofron shumë krahas çmimit që e ka.

Q1000S Xolo vjen me një ekran 5 inç HD IPS me OGS teknologji, i cili mundëson që ngjyrat në ekran të duken më të gjalla. Ka të integruar procesorin 4-berthamor 1.5 GHz nga Mediatek i përkrahur me 1 GB RAM. Sikurse edhe top smartohone-t, edhe ky model i ka të integruar dy kamera; frontale 5 Megapikëselë e pasme 13 Megapikëselë. Pra, në krahasim me smartphone-t aktual, është bërë një lëvizje e madhe në drejtim tek kamerat, e sidomos tek ajo kamera frontale. Hapësira e bderdshme është 16 GB dhe mund të zgjerohet nëpërmjet micro SD kartelës deri në 32 GB.

Xolo Q1000S ka të integruar baterinë 2500 mAh e cila, sipas kompanisë mundëson që smartphone-i të jetë funksional për rreth 53 orë gjatë dëgjimit së muzikës, deri në 327 orë stand-by në rrjetin 3G dhe 425 orë në rrjetin 2G, ose deri në 22.5 orë bisede në rrjetin 2G (rrjeti që ka aktualisht Kosova) ose 12.5 orë bisede në rrjetin 3G.

Ky model vjen me sistemin operativ të fundit nga Android 4.2 Jelly Bean.

Pra, të gjitha specifikat e përmendura më lartë, mund të përfitohen me një çmim rreth 300 $. |ameble|

SHPËRNDAJE