Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Microsoft të martën ka njoftuar për smartphone-in e parë me Windows Phone që tanimë nuk posedon emrin e Nokia-s, ai quhet Microsoft Lumia 535. Ky smartphone posedon karakteristika të mesme dhe pritet të jetë me çmim të volitshëm.
Lumia 535 do të vijë me Windows Phone 8.1, ekranin qHD 5-inç, procesorin 4-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, portën microSD, kamerën e pasme dhe atë frontale me kënd të gjerë 5-megapikselë. Lumia 535 do të jetë gjithashtu në dispozicion me dy SIM kartela, mirëpo në tregjet e caktuara. Përdoruesit gjithashtu në ketë pajisje do të kenë të para-instaluara aplikacionet e Office-it dhe qasje në OneDrive me 15GB hapësirë pa pagesë.
Ky Smartphone do të nisë shitjet nga muaji Nëntor në tregjet kryesore dhe do të jetë në dispozicion në një larmi ngjyrash, Çmimi zyrtar do të jetë rreth 110€ (ose 137$). /ameble