Qualcomm ka lanusar smartphone-in e parë me procesorin 64-BIT Snapdragon 810 i projektuar për t’u përdorur dhe testuar nga zhvilluesit.
Smartphone-i Snapdragon 810 MDP vjen me një ekran QHD 6.17 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin 8-bërthamor 64 BIT Qualcomm Snapdragon 810, 4GB RAM memorie, 32GB hapësirë të brendshme, 13 megapikselë kamerën kryesore me mundësi incizimi në formatin 4K si dhe ka të integruar 4 megapikselë kamerën frontale.
Karakteristikat të tjera të Qualcomm Snapdragon 810 MDP përfshijnë; bateria e fuqisë prej 3020 mAh, Qualcomm Quick Charge 2.0, 8 mikrofona të integruar dhe përkrahja e teknologjive WiFi ac dhe Bluetooth 4.1.
Qualcomm Snapdragon 810 MDP (Mobile Development Platform) smartphone do t’iu ofron zhvilluesve të aplikacioneve si prodhuesve të pajisjeve, qasje të hershme në një platformë të lartë të performancës për zhvillimin, testim dhe optimizim të aplikacioneve Android. Këto testime do të bëhen në harduerin më të lartë të prodhuar deri më tani, duke përfshi procesorin 64 BIT 8-bërthamor nga Qualcomm® Snapdragon ™ 810 Ultra HD, Qualcomm Adreno ™ 430 GPU së bashku me versionet më të fudnit të platformës Android. /ameble