SHPËRNDAJE

Sony ka lansuar një smartphone të ri Android, Xperia Sony E4g, i cili në fakt është versioni 4G LTE i modelit Xperia E4. Sony Xperia E4G vjen me ekran IPS 5-inç me rezolucion qHD i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon me shpejtësi prej 1.5GHz.


Ky smartphone gjithashtu vjen me 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar kamerën frontale 2MP si dhe atë kryesoren 5MP.

Sony Xperia E4G ka të instaluar versionin Android 4.4 KitKat dhe që nga muaji prill do të jetë në dispozicion me çmim prej 129€. /ameble

SHPËRNDAJE