SHPËRNDAJE

Modeli Z4 nga seria tanimë globalisht e njohur Xperia nga Sony është prezantuar sot në Japoni.

Sony Xperia Z4

Ashtu siç është edhe përfolur deri më tani, modeli i ri Xperia Z4 duket i ngjashëm me modelin paraprak Xperia Z3, një pajisje Android rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me trupin e metaltë.

Spefifikat harduerike të Sony Xperia Z4

Ekrani dhe Procesori

Sony Xperia Z4 vjen me ekranin IPS LCD 5.2 inç me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve i përkrahur nga procesori me 8 bërthama nga Qualcomm MSM8994 Snapdragon 810 i cili përbehet nga procesori me 4 bërthama Cortex-A53 2.0GHz dhe procesori me 4 bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 1.5GHz.

RAM memoria, Kamera dhe Hapësira e brendshme

Modeli Sony Xperia Z4 ka të integruar 3GB RAM memorie si dhe vjen me dy versione të hapësirës së brendshme, 32GB dhe 64GB e cila mund të zgjerohet edhe për 128GB të tjera nëpërmjet microSD kartelës. Sa i përket kamerës, ajo kryesore është 20.7 megapikselë e cila ofron një rezolucion prej 5248 х 3936 pikselëve me mundësi të incizimi në formate të ndryshme 2160p@30fps, 1080p@60fps, 720p@120fps, HDR. Kamera frontale është 5.1 megapiskel e cila ofron po ashtu mundësin e inicimit në formatin 1080p@30fps.

Bateria, ngjyrat, të tjera

Sony Xperia Z4 përkrahë teknologjitë 2G, 3G, 4G LTE, NFC, GPS, WiFi, Bluetooth v4.1, është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit mbi 1m deri në 30 minuta dhe vjen në disa versione ngjyrash, sikurse ajo e bardhë, e zezë, ngjyrë bakri dhe aqua gjelbër.

Sa i përket baterisë ajo është e fuqisë 2.930 mAh, është integruar brenda pajisjes dhe ajo çfarë e karakterizon atë është mbushja e shpejtë baterisë e cila për 30 minuta mund të bushet 60%.

Sony po ashtu ka njoftuar se modeli Sony Xperia Z4 fillimisht do të dalin në shitje në Japoni këtë verë, ndërsa nuk ka ofruar detaje të hollësishme për çmimet si dhe për lanismin e pajisjes në tregje të SHBA-ve dhe Evropë. /ameble.com

SHPËRNDAJE