SHPËRNDAJE

Lenovo Tablet 2Një muaj më parë Lenovo kishte njoftuar për pesë tablet të ri nga seria Yoga, kurse tani po e njëjta ka shtuar edhe një model të ri të tabletit me sistem operativ Windows 8.1 i koduar me emrin Lenovo Tablet 2.

Lenovo Tablet 2 vjen me ekran 13.3 inç me rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselë i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3745 me shpejtësi prej 1.86GHz.

Karakteristikat e tjera të Lenovo Tablet 2 përfshijnë 4GB RAM memorie, hapësira e brendshme e integruar 64GB dhe baterinë e fuqishme e cila mundëson përdorimin e pajisjes deri në 15 orë.

Shitjet e Lenovo Tablet 2 do fillojnë në Nëntor me çmim prej 699.99 $. /ameble

SHPËRNDAJE