SHPËRNDAJE

Acer ka shtuar edhe një tjetër tablet Iconia në linjën e tyre, Acer Iconia B1, një tablet për të cilin nuk duhet shpenzuar shumë para.

Acer Iconia ka ekranin 7 inç i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.3GHz, 1GB RAM memorie dhe vjen në dy modele 16GB dhe 32GB.

Acer Iconia B1

Tableti i ri ka për shënjestër përdoruesit të rinj, është ideal për familjaret që janë në kërkim të një tableti për fëmijët e tyre. Iconia B1 është i përsosur për lexim të librave elektronike, për shfletim në Internet, për lojëra si dhe për të shikuar videot.

Modeli 16 GB nga Acer Iconia B1 do të jetë në shitje në Evropë nga fundi i këtij muaji me çmim prej 129 €, ndërsa modeli 32GB do të jetë në dispozicion po ashtu nga fundi i këtij muaji me çmim prej 179 €. /ameble

SHPËRNDAJE