SHPËRNDAJE

Archos 80 Helium 4G tabletNë shkurt të këtij viti, Archos kishte prezantuar një tablet të ri i dedikuar për përdoruesit e rrjetit 4G i koduar me emrin Archos 80 Helium 4G.

Archos 80 Helium 4G është një Android tablet me ekran IPS 8 inç me rezolucion prej 1024 x 768 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Qualcomm MSM8926 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 64GB nëpërmjet microSD kartelës.

Përveç tjerash duhet të thuhet se me këtë model i cili përkrah rrjetin 4G, mund të arrihet shpejtësia e shkarkimit deri në 150Mbps.

Archos 80 Helium 4G vjen me versionin e sistemit Android, Android 4.3 Jelly Bean i cili fillimisht është lansuar në Britaninë e Madhe me çmim prej 199£. /ameble

SHPËRNDAJE