SHPËRNDAJE

Si duket viti 2014 për kompaninë Lenovo do të jetë një vit i mbarë, pasi që nga fillimi i vitit ka filluar të njoftoj për produktet të ndryshme, të cilat në fakt do të jenë edhe konkurrent të mëdhenj ndaj produkteve Apple dhe Samsung. Ketë e dëshmon edhe njoftimi për lançimin e tabletit ThinkPad 8, një pajisje me specifika harduerike të jetë mbresëlënëse.

Lenovo ThinkPad 8

Tableti ThinkPad 8 nga Lenovo, është i madhësisë 8.3 inç me rezolucion 1900 x 1200 pikselë dhe vjen me sistemin e fundit nga Microsoft, Windows 8.1.

Ka të integruar procesorin 4-bërthamor 2.4 GHz nga Intel Bay Trail, 2 GB RAM LPDDR3 si dhe grafiken HD nga Intel. Në pjesën e pasme ka të vendosur kamerën 8 megapikselë ndërsa në pjesën frontale 2 megapikselë.

Është njoftuar se ky version i tabletit do të vjen me dy modele 3G dhe 4G dhe do të ketë të integruar deri në 128 GB hapësirë të brendshme.

Shitja e tabletit Lenovo ThinkPad 8 do të filloj nga fundi i këtij muaji me çmim fillestar prej 399 $. /ameble

SHPËRNDAJE