SHPËRNDAJE

Toshiba gjatë ngjarjes Consumer Electronics Show (CES 2014) në Las Vegas ka njoftuar për laptopin e tyre të parë Chromebook me ekran 13.3  inc. Kjo pajisja pritet të dal në treg nga muaji Shkurt me një çmim të përballueshme prej 279 $.

Toshiba Chromebook

Toshiba Chromebook është i pajisur nga procesorët e ri Haswell nga Intel, të cilët premtojnë shpejtësi super të shpejtë dhe qëndrim deri në 9 orë të jetës së baterisë. Përveç kësaj, Chromebook nga Toshiba posedon ekranin TruBrite HD 13.3 inc me rezolucion 1366 x 768 pikselë, tastierën e plotë të mesme që është e optimizuar për sistemin Chrome. Posedon 2GB RAM dhe hapësirën e brendshme për ruajtje 16GB SSD, krahas 100GB nga Google Drive. Karakteristika të tjera përfshijnë dy porta USB 3.0, një port HDMI-out, Bluetooth 4.0 dhe rrjetin WiFi 802.11 a/b/g/n.

Toshiba Chromebook do të jetë në dispozicion për shitje drejtpërdrejt nga Toshiba. /ameble

SHPËRNDAJE