SHPËRNDAJE

OperaOpera ka njoftuar sot për lançimin e versionit të fundit të shfletuesit të tyre Opera 21 i cili nga tani është në dispozicion për sistemet Windows dhe Apple Mac. Nëse veç jeni duke përdorur shfletuesin ueb Opera, përditësimi i fundit automatikisht do të shkarkohet në sistemin tuaj operativ.

Opera 21 sjell me vete një mori tiparesh të reja dhe përmirësime të performancës për të bërë Opera-n një shfletues më të shpejtë, më të sigurt dhe më me shumë argëtim, thonë ata.

Ekipi i zhvilluesve ka integruar edhe Aura, një teknologji që mundëson shfletuesin ueb Opera për të përshpejtuar harduerin në kodin e shfletuesit, duke përfshirë ndërfaqen e përdoruesit për sistemet Windows. Kurse për versionin Mac, Opera nuk përdorë Aura-n por përdorë teknologjinë Apple Core Animation që u ofron përdoruesve të njëjtën shpejtësi dhe efekte speciale sikur në pajisjet Mac.

Nëse nuk e keni bërë ende përditesimin e versionit të ri të shfletuesit Opera, atëherë nga tani është në dispozicion për shkarkim, për të dy sistemet Windows dhe Mac të cilët mund t’i shkarkoni direkt nga uebfaqja Opera-s. /ameble

SHPËRNDAJE