SHPËRNDAJE

Microsoft sapo ka lëshuar një version të përditësuar të aplikacionit Skype për iPhone, Skype 5.10, i cili sjell një varg të përmirësimeve të aplikacionit.

Skype 5.10 për iPhone, sjell mbështetje URI përsëri në iPhone, me ç’ rast lejon zhvilluesve për të shtuar mbështetjen për aplikacionin Skype. Po ashtu ka edhe disa ndryshime në butonin e thirrjeve tek aplikacioni duke e bërë atë të shpejtë dhe të lehtë për të filluar bisedat me Skype, siç mund të shihet në foton e më poshtme.

Skype 5.1

“Ne kemi bërë edhe përmirësime për butonin e thirrjeve për ta bërë atë edhe më të lehtë për të lidhur me njerëzit që kanë shumë rëndësi për Ju. Nga tani ju mund të ruani edhe numrat e thirrjeve të bëra duke krijuar edhe kontakte të reja të cilat lehtë mund të menaxhohen ”, thuhet në prononcimin nga Microsoft.

Versionin e fundit të Skype për iPhone mund të shkarkoni drejtpërsëdrejti nga App Store ose duke klikuar në këtë link “ Shkarko Skype 5.10 për iPhone”. Për të instaluar këtë version të aplikacionit Skype, pajisja juaj duhet të ketë minimum versionin iOS 7 duke vazhduar tek Versioni i fundit iOS 8. /ameble

SHPËRNDAJE