SHPËRNDAJE

iPhone 6S Plus me ekran 5.5-inç po kritikohet nga shumë përdorues se është tepër i madh për përdorim me një dorë. Duhet të pranojmë se kur ekranet e këtyre pajisjeve janë të mëdhenj, ata janë të përshtatshëm për të shikuar video, shfletuar në internet, apo edhe luajtur, por herë pas herë duken të vështirë të përdoren më një dorë.

Tani nëse themi që një smartphone 5.5-inç është i papërshtatshëm për përdorim më një dorë, kompania Xiaomi se fundmi ka lansuar në Kinë Xiaomi Mi Max, një smartphone Android që posedon një ekran masiv të madh 6.44-inç.

Xiaomi Mi Max 1

Përveç ekranit masiv Full HD, ky smartphone përbrenda pajisjes posedon procesorin Snapdragon 650, i cili kur kombinohet me rezolucionin duket të jetë i rangut të mesëm.

Megjithatë, do të vijë në tri versione: një me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme,  64GB dhe do të shkojë deri në 4GB RAM me 128GB. Në anën e pasme posedon edhe sensorin për gjurmë gishtash së bashku me kamerën 16MP, gjithashtu përkrah kartelën microSD. Bateria e këtij modeli është 4850 mAh.

Për fat të keq nuk dihet nëse ky smartphone do të shitet edhe jashtë Kinës. /ameble

SHPËRNDAJE