SHPËRNDAJE

HTC të martën ka lansuar zyrtarisht një model të ri të smartphone-it të emëruar One A9. Ky model posedon procesorin e fundit nga Qualcomm Snapdragon 617, pastaj vjen me versionin Android 6.0 Marshmallow, kamerën kryesore e ka 13 megapikselë me lentë të mbuluar nga safiri, kurse kamera frontale e tij posedon 4 ultrapikselë dhe ekranin 5-inç me Gorilla Glass 4.

Në SHBA do të shitet me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, dhe mundësi zgjerimi nepermes portës microSD deri në 2TB. Në tregjet e tjera, duke përfshirë edhe Evropën, HTC do të shesë një version tjetër me 16GB hapësirë dhe 2GB RAM.

Para-porositë për HTC One A9 do të hapen për konsumatorët amerikanë nga dita e sotme. Çmimi i tij do të jetë 399$ (ose 352€). /ameble

SHPËRNDAJE