SHPËRNDAJE

Razer ka publikuar karakteristikat dhe përparësitë e laptopit të tyre të ri Razer Blade. Përparësia e këtij modeli me ekran 14-inç me prekje është se posedon ekranin me rezolucion 3200 × 1800 që përmban 5.76 megapikselë. Ky është një përmirësim i konsiderueshëm krahasuar nga modeli i vitit të kaluar që posedonte ekranin me rezolucion 1600 × 900. Sipas Razer, paneli i këtij ekrani posedon teknologjinë IGZO IPS.

Laptop ky i cili është 0.7-inç i hollë, është i pajisur me gjeneratën e re të grafikes Nvidia GeForce GTX 870M, posedon 3GB GDDR5 VRAM dhe është i lidhur me 8GB RAM memorie DDR3L të laptopit. Përveç kësaj, posedon procesorin e gjeneratës së katërt Intel Core i7 dhe vjen me sistemin operativ të instaluar Windows 8.1 64-bit. Kurse sa i përket hapësirës për ruajtjen e te dhënave ai vjen me 3 opsione 128, 256, ose edhe 512GB SSD.

Karakteristika të tjera përfshijnë tri porte USB 3.0, kameren e integruar 2.0 megapikselë Full HD dhe furnizuesin e rrymës 150 Watt. Çmimi i Razer Blade fillon nga  është 1580 € . Para-porositë kanë filluar, kurse lansimi apo transporti pritet të filloj në muajin Prill. /ameble

SHPËRNDAJE