Vetëm një ditë pasi që u prezantua në faqen e internetit e-commerce Flipkart, Lava zyrtarisht njoftoi për lansimin e smartphone-it Iris X8 me një çmim rreth 145$.
Smartphone Iris X8 vjen me ekranin IPS 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori me 8 bërthama nga Mediatek me shpejtësi 1.4GHz dhe 2GB RAM memorie.
Po ashtu modeli Iris X8 nga Lava vjen me 16GB hapësirë të brendshme, 8 megapikselë kamerën kryesore me blic të dyfishtë LED, kamerën frontale 3 megapikselë, baterinë 2.500mAh dhe perkrahë teknologjitë 3G HSPA +, Wi-Fi 802,11 b / g / n, Bluetooth 4.0 dhe GPS.
Sa i përket sistemit operativ, Iris X8 pritet të vjen me versionin Android 4.4 KitKat, edhe pse kompania premton se ky model do të përditësohet ne versionin e fundit Android 5.0.
Iris X8 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, dhe porosit mund të bëhen online ekskluzivisht në Flipkart duke filluar nga ora 12:00 mesditë nga 9 shkurt. /ameble