SHPËRNDAJE
Leat (foto: Leap Motion)

Së pari Nintendo Wii, pastaj PlayStation Move, dhe kur arriti Kinect menduat që ishte i përsosur. Të paktën kështu ishte deri tani, mbasi që një kompani jo edhe aq e njohur ofron diqka që vetëm mund të imagjinohej. Leap Motion ka prezantuar produktin e tyre Leap për interaksion përmes gjesteve e cila kap lëvizjet në 3D në një diameter prej 0.23 m³ me një precizitet jashtzakonisht të lartë me 1/100 të milimetrit. Sipas Leap Motion produkti i tyre është 200 herë me i saktë se produktet tjera në treg dhe është në gjendje të bëj dallimin në mes të gishtërinjëve me gishtin e madh e deri te maja e lapsit në mënyrë simultane. Madhësia e kësaj paisje është përafërsisht sa një iPod. Leap gjenezën e ka nga frustrimi i njërit prej themeluesve duke modeluar në 3D duke shfrytëzuar softuer e paisje hyrëse aktuale duke cituar: “Diqka që merr kohë 10 sekonda në jetë të përditshme do të merr kohë më tepër se 30 minuta për ta bërë në kompjuter”. Leap mund të porositet tani për US$70 dhe porositë e para do të dorëzohen në fund të këtij viti. |Wired| |Leap Motion|

[youtube id=”_d6KuiuteIA” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]