SHPËRNDAJE

Lenovo blen MotorolaGoogle ka njoftuar zyrtarisht se kompania Lenovo e ka blerë Motorola Mobility me çmim prej 2.91 miliardë $. Marrëveshja përfshinë shumën 1.41 miliardë $ që të paguhen tani – 660 milionë $ para të gatshme, 750 milionë nga aksionet e Lenovo-s, dhe pjesa e mbetur 150 milionë $ të paguhen gjatë tri viteve të ardhshme.

Google kishte blerë kompaninë Motorola në vitit 2012 për 12.5 miliardë $, kështu që është e natyrshme të shtrohet pyetja pse Google po humb aq shumë për një periudhë kaq të shkurtër. Sipas njoftimit, Google do të mbajë pronësinë e shumicës së patentëve të rëndësishëm. Lenovo do të marrë një licencë të vetme, për të gjitha patentat që posedon Motorola në marrëveshjen e blerjes, gjithashtu do të marr të gjitha pajisjet, brendet e markës Motorola.

Sido që të jetë, marrëveshja ende nuk është finalizuar sepse sipas normave duhet të marren miratimet e të dyja palëve, por kompanitë si duket janë marr vesh dhe nuk kanë ndonjë dyshim në përfundimin e proceseve të shitblerjes. /ameble

SHPËRNDAJE