Windows 10 PhoneMicrosoft ka njoftuar për dy partnerë të ri të Windows Phone-it, Lenovo dhe Xiaomi janë dy kompanitë që gjatë këtij viti pritet të lansojnë smartphone me Windows Phone.

Lenovo e Windows Phone do të jenë në dispozicion në mes të vitit me operatorin China Mobile, këta mund të jenë me Windows Phone 8.1 si dhe Windows-10. Edhe Xiaomi gjithashtu do të lansoj smartphone të tillë me vonë gjatë këtij viti, mirëpo do të jenë vetëm me Windows 10.

Përmes një programi të ri me Xiaomi-t, një nga shpërndarësit më të mëdhenj të smartphone-ve në botë, një grup i zgjedhur i përdoruesve të Xiaomi Mi 4 do të ftohen për të ndihmuar testimin e smartphoneve me Windows 10 dhe do të kontribuojnë në lansimin e ardhshëm të këtij modeli. Këta përdorues të zgjedhur do të kenë mundësinë të shkarkojnë Windows 10 Technical Preview, ta instalojnë atë dhe duhet të japin përvojën e tyre tek Microsoft. Pra mbetet të shihet se çfarë modele të smartphone-ve me Windows Phone do të sjellin kompanitë Lenovo dhe Xiaomi? /ameble