SHPËRNDAJE

Lenovo ka njoftuar për dy smartphone të ri që përfshinë phabletin S930 dhe modelin S650. Të dy modelet posedojnë ndërfaqen e përdoruesit (UI) nga Lenovo me platformën Android.

Lenovo S930 dhe S650

Phableti S930 posedon ekran 6 inç me rezolucion 720p, procesorin 4-bërthamor 1.3GHz Mediatek 6852, 8GB memorie internet, baterinë 3000 mAh dhe 1GB RAM. Siç po shihni pra nuk është një phablet që posedon karakteristika të larta apo që mund të krahasohet me phablet tjerë si Galaxy Note 3 por si duket ka për synim tregjet të reja në të cilët nuk ka konkurrencë. Ndërkohë, smartphone-i S650 posedon ekran 4.7 inç, 8GB memorie interne, procesorin e ngjashëm sikur phableti kurse baterinë më të vogël 2.000 mAh.

Këto dy pajisje pritet të dalin në treg gjatë ketë muaj. Sipas Phandroid, S650 do të ketë çmimin rreth 366 $, ndërsa S930 rreth 427 $. |ameble|

SHPËRNDAJE