SHPËRNDAJE

Lenovo gjithashtu ka njoftuar për dy smartphone të ri që tanimë ka futur në portofolin e tyre, Vibe X2 Pro dhe P90.

Lenovo Vibe X2 Pro në pamje dhe dizajn duket të jetë më i bukur se sa modeli X2 Vibe që ishte lansuar në IFA vitin e kaluar. Smartphone është mundësuar nga procesori 8-bërthamor Cortex-A53 64-bit Snapdragon 615 dhe përmban ekranin IPS LCD 5.3 inç 1080p.

Ky model me dy SIM kartela përmban 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajte, me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD. Në të dy anët e pajisjes është futur kamera me 13-megapikselë, anën e pasme me blicin LED për fotografi kurse atë frontale për selfie. Nuk ka blic në pjesën frontale, për arsye se Lenovo ka prodhuar një blic të jashtëm për Vibe X2 Pro që lidhet me portën e zërit 3.5mm dhe ofron ndriçimin LED të shpërndarë.

Lenovo Vibe X2 Pro posedon baterinë me fuqi 2410 mAh dhe vjen me dimensione 146.3 X 71.0 X 6.95mm me peshë 140g. Shitjet e këtij modeli fillojnë nga muaji Prill.

Kurse sa i përket modelit tjetër Lenovo P90 është i mundësuar nga procesori Intel Atom Z3560, 4-bërthamor. Posedon ekranin pak më të madh IPS LCD 5.5 inç. Edhe ky model vjen me 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajte me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD, por bateria e tij është 4000 mAh. Për dallim nga modeli tjetër ky posedon vetëm një portë SIM.

Kurse ky model në shitje do të filloj nga muaji Shkurt, mirëpo çmimet nuk janë bërë të ditura për asnjerin model. /ameble

SHPËRNDAJE