Një tablet i ri me platformën Windows 8 është prezantuar nga Lenovo i koduar me emrin Lenovo Miix 3, i cili fillimisht do të lansohet në Kinë, ndërsa në mbarë botën gjatë muajve të ardhshëm.
Lenovo Miix 3 karakterizohet me një ekran IPS 7.85 inç duke ofruar përdoruesve një rezolucion prej 1024 x 768 pikselëve, me një procesor 4-bërthamor Intel Atom Z3735F Bay Trail, 32GB hapësirë të brendshme dhe është i përkrahur nga 2GB RAM memorie.
Karakteristika të tjera të tabletit Lenovo Miix 3 përfshijnë kamerën frontale 2 megapiksel, kamerën e pasme po ashtu 2 megapiksel si dhe përkrahja e teknologjisë WiFi 802.11b / g / n.
Tableti Lenovo Miix 3 do të ketë çmimin rreth 244$. /ameble