[MWC 2013] Lenovo duket se po vazhdon trendin me produkte të reja, duke lansuar kështu tabletët e ri Lenovo A1000, A3000 dhe S6000 në Kongresin Botëror të Celularëve 2103 (MWC 2013).
Lenovo A1000 dhe A3000 kanë ekranet 7 inç, ndërsa Lenovo S6000 ka ekranin 10.1 inç. Këto tabletë pretendojnë të jenë të nivelit të njëjtë si Samsung Galaxy Note 8.0 dhe Huawei Ascend P2 (të cilët u lansuan në po të njëjtën ngjarje MWC).
Specifikat individuale për këta tabletë vijojnë kështu:
Lenovo A1000:
- Ekranin 7 inç
- Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
- Procesori 2-bërthamor 1.2 GHz
- 16 GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 32GB nëpërmes kartelës micro-SD
- Zërimin Dolby Digital
Lenovo A3000:
- Ekranin IPS 7 inç
- Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
- Procesori 4-bërthamor 1.2 GHz
- 16 GB/32 GB hapësirë të brendshme, me mundësi zgjerimi deri në 64GB nëpërmes kartelës micro-SD
- Zërimin Dolby Digital
Lenovo S6000:
- Ekranin 10.1 inç
- Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
- Procesori 4-bërthamor 1.2 GHz
- Portën micro HDMI, Wi-Fi, opsionale lidhjen HSPA
- Qëndrushmeria e baterisë deri në 8 orë
Modelet me procesorë 4-bërthamorë janë të mira, edhe pse çmimi i tyre nuk është konfirmuar. Lenovo thotë se këta tabletë do të jenë në dispozicion nga tremujorin e dytë i këtij viti. |ameble| [divider top=”0″]