Kur vjen puna për të blerë smartphone, në mendje menjëherë vijnë kompanitë e tilla si HTC, Apple, Samsung, Nokia, LG dhe Motorola.
Ndërkohë që prodhuesit tjerë si Lenovo që kanë smartphone-t e tyre, nuk e kanë të njëjtën ndikim si prodhuesit e mëdhenj, por ndoshta që kjo mund të ndryshojë në të ardhmen nëse kombinohen forcat e Lenovo-s me kompaninë NEC.
Sipas një raporti nga Nikkei dhe e konfirmuar nga disa burime të Reuters-it, Lenovo thuhet së është në biseda për të blerë biznesin e telefonisë mobile nga NEC.
Duke pasur parasysh së të dy komanitë Lenovo dhe NEC janë në një ndërmarrje të përbashkët që shesin PC në Japoni, nuk do të jetë befasuese nëse NEC do të ishte e para për ti dhënë ketë ofertë Lenovo-s, edhe pse raporti thotë se NEC është e hapur edhe për blerës tjerë të mundshëm.
Biznesi për telefoninë mobile NEC është aktualisht një biznes i përbashkët me Casio-n, por kjo e para këtu zotëron aksione prej 70%, kurse të dy kompanitë së bashku zotërojnë rreth 6% të tregun japonez. |ameble|