SHPËRNDAJE

Lenovo ka shtuar një smartphone të ri me Android në serinë e tyre, me lançimin e Lenovo P770, qe vjen me Android 4.1 Jelly Bean dhe përmban ekran 4.5 inç IPS qHD me rezolutë 540×960 piksel. Specifikat e tjera të Lenovo P770, përfshijnë një kamerë të pasme 5 megapixel për foto dhe video bashkë me blicin LED dhe një kamerë frontale VGA për video chat.

Lenovo P770 gjithashtu vjen me një procesor dual core 1.2GHz, 1GB RAM dhe 4GB memorie e brendshme, baterinë masive 3.500 mAh, të cilat sipas Lenovo-s do të ju jap deri 29 orë kohë bisedë apo 26 ditë kohë në gatishmëri (standby), gjithashtu vjen me mundësin microSD në të 8GB memorie.

Pajisja do të dal në shitje fillimishtë në Kinë me çmim për rreth 275 $, ende nuk ka detaje mbi atë se a do të jetë në shitje për SHBA apo Evropë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE