SHPËRNDAJE

Lenovo po kërkon për rritjen e njësisë së tyre për celular, dhe janë duke shqyrtuar blerjen e ndonjë kompanie të celularëve, që rezulton se një nga këto kompani mund të jetë RIM (Research In Motion, kompani kanadeze që merret me zhvillimin e platformës mobile BlackBerry).

“Ne jemi duke kërkuar në të gjitha mundësitë, RIM dhe shumë të tjerë,” tha dje udhëheqësi kryesor financiar në Lenovo, Wong Wai Ming në një intervistë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. “Ne nuk do të hezitojmë , nëse mundësia është e drejtë.”

RIM në fund të këtij muaji do të filloj me platformën e tyre të re BlackBerry 10, së bashku me dy pajisjeve të reja Blackberry, dhe ndoshta mund të marrin në konsideratë shitjen e biznesit të tyre celular, nëse marrëveshja është e drejtë.

Do të jetë shumë pra shumë interesante nëse Lenovo do të vendosë për RIM, edhe pse kjo varet nga fakti nëse RIM ka ndërmend të shitet. Mbetet të shihet. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE