ThinkVision LT2934 monitoriLenovo ka prezantuar sot një pajisje të re duke vazhduar kështu me serinë e saj të monitorëve ThinkVision, Lenovo ThinkVision LT2934z.

ThinkVision LT2934z është me ekran 29 inç me teknologjinë të avancuar IPS LCD (AH-IPS), posedon pamjen panoramë 21:09 që i bie 33% më shumë se sa madhësia 16:09 që kemi në shumicën e monitorëve.

Karakteristika të tjera të Lenovo ThinkVision LT2934z përfshijnë portat VGA, HDMI 1.4, MHL, Dual-link DVI-D, USB 3.0 dhe USB 2.0 dhe gjithashtu vjen me teknologjinë ThinkVision PIP (Picture në Picture) Anywhere që mundëson dy sinjale të pavarura të videos në të njëjtën kohë. Posedon edhe kamerën FHD 2 megapikselë. Përveç kësaj opsioni me ekran të dyfishtë ThinkVision LT2934z gjithashtu përmban një rregullator (switch) për tastierë dhe maus duku mundësuar një mënyrë me të lehtë për të kaluar në mes të dy kompjuterëve.

Për fat të keq ende nuk ka informata për çmimin ose disponueshmërinë e tij në treg. |ameble|