SHPËRNDAJE

Muajin e kaluar Lenovo kishte arritur të patentoj/regjistroj me sukses pajisjen Gadget për kokë dhe me ekran, e projektuar për të konkurruar direkt me pajisjen Google Glass. Është menduar se produkti i ri nga Lenovo do të kopjoj vetëm disa tipare të vogla nga Google Glass, por prototipi i cili është prezantuar të enjten nga Lenovo duket më shumë si një kopje e afërt dhe e përkryer e Google Glass.

Lenovo Google Glass

Syzet e reja të mençura të Lenovo-së ende nuk kanë një emër zyrtar, por sipas PCWorld ky model është vetëm një prototip. Megjithatë, pajisja që është prezantuar dje duket shumë e ngjashme me Google Glass, pajisja posedon të njëjtën dizajn, të njëjtën vendosje të kamerës dhe të njëjtin ekran të vogël. I vetmi ndryshim i dukshëm është bateria, e cila mbështetet në qafën e mbajtësit.

Kompania Lenovo thotë se më shumë informacione sa i përket kësaj pajisje do të japë në muajin Tetor. Kompania gjithashtu thotë se produkti i tyre i ri kanë për synim Kinën, edhe pse nuk përjashton zgjerimin e tregun në të ardhmen e afërt.

Pas kësaj, me plotë vëmendje po pritet reagimi i Google-it. /ameble

SHPËRNDAJE