Në ngjarjen CES 2015, Lenovo ka prezantuar një model të ri të smartphone-it i koduar me emrin Lenovo A6000.
Lenovo A6000 karakterizohet me një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 410 me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 1GB RAM memorie.
Karakteristika të tjera të Lenovo A6000 janë; kamera frontale 2 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, hapësira e brendshme 8GB, përkrahja e 2 SIM kartelave, bateria e fuqisë 2300 mAh dhe përkrahë teknologjitë WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.
Pajisja pritet të vije me versionin e sistemit Android 4.4 KitKat me një çmim rreth 169$. /ameble