SHPËRNDAJE

Lenovo ka zbuluar sot tre tableta të reja në panairin IFA – Ideatab S2110A me karakteristika të larta, si dhe dy të tjera mesatare A2107A dhe A2109A, të cilat do të shfaqen me sistemin operativ të Androidit 4.0 Ice Cream Sandwich.

Ideatab S2110A specifikat:
Është specifikuar si “një tabletë Premium për argëtim” sportivë që vjen i pajisur me një tastierë të ndarë, megjithatë kompania e ka përpjekur duke e ruajtur hollësinë e pajisjes me 8.69mm si dhe peshën (580g).
Tablete 10-inch me një ngjyrë të pasur dhe ekran multi-touch është i përsosur për përdorim, posedon Mikro-HDMI port që mundëson lidhjen me TV.
Gjithashtu posedon SD kartë lexuesin, portën për USB, si dhe një kamerën e pasme 5 megapixel me LED flash, 1GB memorie, Wi-Fi dhe një 1.3 megapixel kamerë frontale.

Ideatab A2107A & A2109A specifikat:
Të dyja këto modele vijnë të pajisura me të njëjtin mbështjellës metalik që janë të frymëzuar nga linja e pajisjeve ThinkPad.
A2107A me ekran 7 inç posedon 3G-enabled e cila është projektuar posaçërisht për ata që e duan leximin.
Por kjo nuk është e tëra, kjo pajisje gjithashtu është sportive dhe ka mikro SD kartë, Bluetooth 4.0, FM radio të integruar, rezolucion 720p HD dhe bateria qëndron deri në dhjetë orë përdorim aktiv.
Në të kundërtën, modeli A2109A vjen i plotë me ekran 9 inç, me rezolucion 1280×800 të kthjelltë.
Kjo ka konfiguracion më të thjesht se S2110A, por ende arrin të përshtaten me 3 megapixel kamerë të pasme, mikrofona të dyfishtë, 16GB hapësirë te integruar, GPS, një Mikro USB port dhe 1.3 megapixel kamerë frontale.
Çmimet dhe disponueshmëria për këto tri pajisje do të shpallet se shpejti. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE