SHPËRNDAJE

Lenovo thinkcentre-edge62zLenovo ka zgjeruar serinë e saj All in One (AiO) më modelin e fundit Lenovo ThinkCentre Edge 62z e cila është thënë të jetë në përshtatje të mirë jo vetëm në hapësira të vogla të punës, por edhe buxhet të vogël, gjithashtu edhe në performancë dhe aftësi.

Lenovo ThinkCentre Edge 62z vjen me ekran LCD 18.5 inç, i cili duket të jetë më së i mjaftueshëm për përdorues kompjuterësh mesatar, duke menduar këtu në recepcione të ndryshme, laboratorë kompjuterik në shkolla ku faktikisht hapësira mund të jetë e kufizuar.

Çmimet fillojnë nga 549 $ e tutje, që do të thotë se nuk duhet të kurseni shumë për të bërë bashkë këto para për të blerë një kompjuter, nëse veç keni nevojë për një të tillë. Lenovo ThinkCentre Edge 62z vjen me procesorë Intel Core i3, USB portet 2.0 dhe kartelën grafike Intel HD. Pritet që ky model All in One( AiO) Lenovo ThinkCentre Edge 62z të dal në treg nga fillimi i muajit Maj. |ameble|

SHPËRNDAJE