Lenovo HTCProdhuesi kinez i pajisjeve të teknologjisë Lenovo, raportohet të ketë mbajtur një takim sekret me HTC-në në muajin Gusht.

HTC shumë shpejt pritet të raportoj humbjet e para në historinë e saj, në njoftimin e saj që pritet të mbahet në javët e ardhshme.

Përfaqësues nga Lenovo kuptohet së janë në pritje për të blerë markën HTC në mënyrë të ngjashme sikur Microsoft bleu biznesin e pajisjeve mobile të Nokia-së.

Kompania kineze ka një histori të saj në blerjen e markave ekzistuese duke i kthyer ato rreth vetës. Në vitin 2005, ajo ka blerë biznesin e kompjuterëve IBM dhe tani posedon një pjesë të madhe të biznesit për kompjuterë në Kinë. Lenovo gjithashtu në vitin 2011 bleu prodhuesin e kompjuterëve Medion dhe vazhdon të përdorur ketë markë për disa produkte. Lenovo aktualisht prodhon edhe smartphone, megjithatë prania e saj jashtë Kinës është paska e kufizuar. |ameble|