SHPËRNDAJE

Google chromecast iOSMuajin e kaluar kur Google kishte prezantuar Chromecast, gjiganti i kërkimit kishte thënë se pajisja e saj e re për streaming do të funksionoj njëjtë në të dy pajisjet Android dhe iOS. Megjithatë, përdoruesit e iPhone dhe iPad menjëherë kishin parë se nuk ishte ashtu. Para se startojnë pajisjen, përdoruesve të pajisjeve Apple u është dashur të hapin shërbimin përmes shfletuesit të internetit. Tani, Google ka rregulluar këtë çështje dhe menjëherë ka lëshuar një përditësim të aplikacionit Chromecast në iTunes App Store.

Ky aplikacion ju mundëson të rregulloni Chromecast në rrjetin tuaj Wi-Fi direkt nga pajisjet iOS dhe ju mundëson të menaxhoni të gjithë parametrat tjerë duke përfshirë emrin e pajisjes Wi-Fi dhe fjalëkalimin. Aplikacioni funksionon nga të gjitha versionet e iPad-it, të gjitha iPhone-t si dhe të gjitha modelet iPod touch. |ameble|

SHPËRNDAJE