SHPËRNDAJE

[MWC 2013] Disa vite me parë shumë njerëz kanë shpresuar së platforma webOS që është përdorur tek pajisjet Palm do të jetë një hap i madh në tregun e smartphone-ve. Për fat të keq, kjo platformë e blerë nga HP bashkë me të edhe Palm me plane të mëdha për prodhimin e tabletëve kishte dështuar. Tabletët nga HP që nuk u popullarizuan, shpenzuan një sasi të madhe të parave në Palm dhe shumë pak kishte kthim të investimeve.

Fjala bie sepse, HP ka shfrytëzuar MWC dhe përfundimisht ka shitur platformën webOS dhe atë tani e ka blerë kompania LG. Duket se LG nuk ka plane për të përdorur WebOS në tregun e tabletëve apo smartphone të tyre, mirëpo kompania ka në plan të përdorë ketë në Televizionet Smart. Blerja jo vetëm që merr platformën webOS, por edhe disa inxhinier talent që ndodhen prapa kësaj.

Ende janë disa gjëra të pa qarta në marrëveshje mes LG-së dhe HP-së. HP vitin e kaluar ka bartur shumicën e anëtarëve të mbetur të ekipit WebOS në një kompani të re të quajtur Gram. Është e paqartë pra në këtë pikë, nëse Gram tani është në pronësi të LG-së, ose do të mbetet pjesë e HP-së.

Si do që të jetë krejt çka dimë në këtë moment është së LG zotëron kodin e burimit (source code), të gjithë dokumentacionin, inxhinierët, dhe faqet e internetit në lidhje me webOS-in. Vetëm koha do të tregojë nëse blerja nga LG është një ide e mirë. Nuk ka asnjë indikacion se në çfarë vlerë është bërë marrëveshja. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE