LG po planifikon të lansoj një smartphone të ri më datën 30 Maj. Kompania tanimë ka dërguar ftesa për një ngjarje të tillë, dhe ka caktuar ta mbaj me 30 Maj në Macau të Kinës, për zbulimin e një smartphone-i të paemëruar që me shumë gjasë do të jetë një model i ri i serisë Optimus G.
Motoja në ftesë shkruan ” ImaGination Begins”, me shkronjën “G” të theksuar, kështu që është e sigurt se kjo pajisje do të jetë një version tjetër i serisë Optimus, e përfshirë nga dy versionet origjinale Optimus G dhe Optimus G Pro i ri.
Sipas thashethemeve të fundit mund të jetë modeli i përfolur LG Optimus G2, sepse disa foto të tij janë paraqitur javët e kaluara, edhe pse nuk është shfaqur asnjë informatë se çfarë karakteristikave do të ketë ky version. Për më tepër mbetet të shihet ditët e ardhshme. |ameble|