Consumer Electronics Show (CES) fillon javën e ardhshme, dhe sipas një raporti të fundit, të dy LG dhe Sony pritet të prezantojnë modele të reja të televizioneve 8K. Vitin e kaluar në ngjarjen CES 2014 kemi parë një sërë televizionesh të reja 4K, kurse tani të dy kompanitë pritet të lansojn ato edhe më të reja me rezolucion 8K.
LG do të njoftoj për serinë e re Art Slim TV, për të cilat është thënë se dimensionet e tyre do të jenë midis 7.5 dhe 8.2mm të trashë dhe se do të vijnë në një varg të madhësive të ekranit duke përfshirë modelet 55-inç dhe 65-inç.
Me futjen e televizioneve të reja 8K, ne lirishtë mund të presim zbritjen e çmimeve për modelet 4K. Për çmimet si dhe karakteristikat e modeleve të reja pritet t’i shohim javën që vjen. /ameble