LG GameNow Smart TVGjigandi i elektronikës LG është bashkuar me Ubitus, ku kjo e fundit është një nga kompanitë udhëheqëse në botë në zgjidhje të teknologjisë së lojërave Cloud, duke bërë ketë njoftim LG këtë vit do të ofroj ketë shërbim në televizionet Smart.

Më pak fjalë, ata që do blejnë një Smart TV nga LG (pas verës) do të kenë të integruar lojërat Cloud GameNow që do të transformohen në TV-në tuaj LG Smart në një konsolë lojë, edhe pse natyrisht kjo nuk do të arrijnë nivelet e Xbox-it dhe PS4. GameNow do të ofroj një librari lojërash më shumë zgjedhje dhe të pakten nuk do të kemi nevojë të presim shkarkimin dhe instalimin e lojës dhe më një kontroller extra ju do të keni mundësi te luani lojrat si Street Fighter X Tekken dhe Batman: Arkham City që normalisht janë të rezervuara për harduer me performancë të lartë. |ameble|