Serisë L të smartphone-ve L40, L70 dhe L90, të prezantuar dy muaj më parë nga kompania gjigante LG i është bashkuar edhe një model i ri, LG L80.
Edhe pse modeli i ri L80 pritet të zyrtarizohet këtë javë, janë shfaqur disa detaje rreth specifikave të tij.
LG L80 do të vijë me ekran 5 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartelës SD dhe do të vijë me versionin e fundit Android 4.4 Kitkat. Modeli i ri LG L80 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë.
Për më shumë informata rreth modeli LG L80 do të kuptojmë në ditën e prezantimit. /ameble