SHPËRNDAJE

LG_G_Flex_ AmeblePa dyshim që LG është njëri ndër konkurrentet më serioz të Samsung dhe Apple, kjo kompani është duke ecur me hapa të mëdha drejt suksesit në botën e smartphone-ve.

Që nga viti 1954 organizata iF “Product Design Award” për çdo vit ndan çmimet për produktet me dizajnin dhe përformancen më të mirë, kjo gjë bëhet jo vetëm për pajisjet teknologjike por edhe produkte të tjera.

Këtë vit smartphone LG G Flex ka arritur që të rrëmbej këtë çmim, duke konkurruar në mesin e shumë produkteve të njohura.

LG G Flex ishte njëri nga telefonat më fleksibil dhe më të bukur që fitoi në iF Design Awards, duke marrë çmimin Gold Award nga 74 pajisje të tjera që ishin në garë.

Sipas kompanisë LG, smartphone-i LG G Flex u vlerësua nga juria me këtë çmim për krijimin e një qasje të re për ndërfaqen e telefonit inteligjent, i cili ka butona të kontrollit edhe në anën e pasme të telefonit, dhe për shkak të adaptimit (mundësisë për vetë shërim) të ekranit të lakuar, i cili jep një përvojë krejtësisht të re për përdoruesit.

G Flex është smartphone-i i parë që ka ekran të lakuar, i cili i përshtatet me formës së fytyrës. Gjithashtu LG G Flex ka edhe butonat në anën e pasme të telefonit, si dhe teknologjinë POLED ose Plastic OLED, e cila për nga natyra është fleksibile dhe bënë që LG G Flex të jetë unik në treg.  \ameble

SHPËRNDAJE