SHPËRNDAJE

Koreanet do të kanë privilegjin të paret për tu pajisur me tabletin e ri LG G Pad 8.3 i cili pritet të lansohet të hënën e ardhshme ose saktësisht me 14 Tetor.  Blerësit potencial nga vendet të ndryshme duhet pritur deri në fund të vitit 2013, me ç’ rast pritet lansimi i këtij modeli ne 30 vende të tjera botërore.

LG G Pad 8.3

LG G Pad 8.3 karakterizohet me një ekran IPS 8,3 inç me rezolucion prej 1920 x 1200 pikëslea dhe me densitet prej 273 ppi. Ka të integruar procesorin 4-bërthamor 1.6GHz nga Qualcomm Snapdragon 600 i përkrahur me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Përveç tjerash, ky tablet ka të integruar edhe dy kamera, atë frontalen 1.3 megapikësela dhe atë të pasmen 5 megapikësela dhe ka një bateri të fuqishme 4600mAh.

Ky model, sikurse shumica e pajisjeve të fundit, ka të instaluar sistemin Android 4.2.2. dhe çmimi pritet të jetë 515  $. |ameble|

SHPËRNDAJE