SHPËRNDAJE

Kur është fjala për botën e tabletëve, si opsione na mbeten të zgjidhim iPad nga Apple, Surface nga Microsoft ose një nga të gjithë tabletët tjerë që janë me platformën Android nga Google. Gjiganti i Koresë së Jugut për elektronikë, LG, sapo ka njoftuar për zgjerimin e serisë së tabletëve të tyre G Pad. Tri modelet e reja të tyre vijnë në formën LG G Pad 7.0, G Pad 8.0 dhe G Pad 10.1.

Kompania nuk ka elaboruar më shumë rreth karakteristikave harduerike të këtyre tabletëve por ka publikuar të dhëna siç janë, G Pad 7.0 “i dizajnuar për operim me një dorë”, apo që G Pad 8.0 “ofron një përvojë të mrekullueshëm multimediale dhe multifunksionale”, G Pad 10.1 është tabletë me bateri më qëndrueshmëri më të gjatë dhe padyshim përshkrimi për të është “orë të pafundme të zbavitjes dhe kënaqësisë”.

Nga ana softuerike LG pritet të ketë të instaluar dhe të mbështesë QPair 2.0 për të mundësuar notifikuesin përmes Bluetooth-it dhe shumë gjëra të tjera atraktive. Të tre tabletët pritet të prezantohen në MedPI 2014, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të tregtisë në IT/Tech në Evropë, dhe do të filloj nesër me 13 Maj në Monako. /ameble

SHPËRNDAJE