LG-G-WatchLG ka njoftuar se LG G Watch tani është në dispozicion në një gamë të gjerë të vendeve, të cilat përfshijnë SHBA-të, Evropën dhe Azinë.

LG G Watch vjen me sistemin e ri të Google-it, Android Wear, i projektuar posaçërisht për Gadgets dhe përmban një ekran LCD 1.65 inç me rezolucion prej 280 x 280 pikseleve.

LG G Watch është i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor 1.2 GHz Qualcomm Snapdragon 400, 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësire të brendshme.

Karakteristikat e tjera të kësaj pajisje përfshijnë një bateri 400 mAh, Bluetooth 4.0 si dhe është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.

LG G Watch vjen në dy ngjyra, White Gold dhe Black Titan si dhe me çmime prej 229 $ në SHBA, 159 £ në Mbretërinë e Bashkuar dhe 170 € në Evropë. /ameble