SHPËRNDAJE

LG vetëm sa ka njoftuar për modelin e ri të smartphone-it G3. Siç edhe pritej, LG G3 tani i zyrtarizuar është pajisur me ekran 5.5-inç quad HD me 538 pikselë për inç (ppi), kamerën 13-megapikselë me OIS+, i cili quhet gjithashtu edhe si stabilizues optik i imazhit (Optical Image Stabilizer Plus).

Për ju që ju intereson, ky model është bërë pjesërisht nga metali. LG ka thënë se pajisja ka një “lëkurë të lëmuar metalike”të lehtë në mbështjellësin e pasmë të tij. Ndryshe nga modelet e mëparshme plastike, ky model gjithsesi duhet të jetë rezistent ndaj gjurmëve të gishtërinjve, mirëpo kjo mbetet të konfirmohet në të ardhmen kur të kemi në duart tona.

Gjuha e përdorur në dizajnin e tij LG thotë se është quajtur “Floating Arc, që krijon mundësin e përdorimit me një dorë të vetme.

Tastet e zërit janë ende në anën e pasme. Kompania gjithashtu shpjegon se është ri-dizajnuar ndërfaqja apo ballina e këtij modeli në mënyrë që pajisja të jetë më e lehtë dhe më fluide për t’u përdorur se sa modeli i mëparshëm.

Nga ana harduerike, LG G3 vjen me procesorin Snapdragon 801 në 2.5GHz, 16GB ose 32GB memorie interne me mundësi zgjerimi deri në 128GB me anë të portës microSD, me bateri të fuqisë 3.000 mAh si dhe 3GB RAM memorie. Pajisja do të lansohet me ngjyrë të zezë, të bardhë, ari, vjollcë dhe në të kuqe.

Prezantimi i të njëjtit model pritet të bëhet edhe nesër në disa vende tjera të botës. /ameble

SHPËRNDAJE