SHPËRNDAJE

LG G3 pa dyshim që pritet të jetë një smartphone i kualitetit të lartë me ekran që spekulohet të jetë 5.5” Quad HD, procesorë Snapdragon 801/805, 3GB RAM, mundësinë  për mikroSD dhe kamerë me stabilizim optik.

Çmimet që janë publikuar më parë nga kompania finlandeze Kasuplan janë: për versionin 16GB Gold çmimi do të jetë 613 Euro, për versionin 32 GB i bardhë çmimi do të jetë 659 Euro.

Një pajisje e tillë me të gjitha këto të mira zakonisht ka një çmim më të lartë, por përsëri nëse i krahasojmë çmimet e LG G3 me ato të iPhone 5s dhe 5c në momentin që janë publikuar, mund të themi se këto çmime janë të arsyeshme.

Kompania Spigen ka publikuar sot disa foto të LG G3 të cilat sipas matjeve që janë bërë rezultojnë të jenë të madhësisë 5.58 x2.87 x 0.37” (141.8 x 73 x 9.3 mm).

Duke krahasuar këto përmasa me ato të Samsung Galaxy S5 shohim se LG G3 do të jetë i të njëjtës madhësi sikur Galaxy S5. Spigen gjithashtu ka listuar edhe disa produkte të tjera siç janë mbrojtësi i ekranit dhe fatrolla për LG G3 që janë të përmasave të ngjashme.  /ameble

SHPËRNDAJE