SHPËRNDAJE

LG G3 asdadProdukti më i ri i LG, G3-shi, ka filluar të shitet sikur një tortë e shijshme në vendlindjen e tij që nga dita e parë kur doli në shitje javën e kaluar. Mediat koreane kanë raportuar se LG ka shitur 30,000 njësi të LG G3 për çdo ditë, dhe kjo vlerë është dy here më e lartë sesa paraardhësi i tij, LG G2.

Edhe më interesant është fakti se LG G3 kaloi në numër të madh shitjet e konkurrentit vendor Samsung me smartphone-in Samsung Galaxy S5 që shiti 7000-8000 njësi në ditë në fillim kur u lansua për shitje. Në bazë të këtyre kalkulimeve LG G3 po shitet tre herë më shumë sesa Samsung Galaxy S5 që është shitur,

Natyrisht, G3-shi tani ka disa përparësi duke marrë parasysh rezolucionin e panelit Quad HD.

Nëse shitja e LG G3 vazhdon në këtë mënyrë atëherë LG G3 pritet të bëhet njëri ndër produktet më të njohura dhe më të shitura të 2014. /ameble

SHPËRNDAJE